Pikat doganore e Kakavijë prej disa ditësh është vendosur në një kontroll të rreptë prej forcave të shtuara të rendit.

Madje mësohet se gjatë kontrolleve u është ndaluar hyrja edhe personave të shpallur non grata. Masat janë marrë për të mos lejuar krijimin e incidenteve në 1-vjetorin e vdekjes së Kostandinos Kacifas, i vrarë pasi qëlloi me armë ndaj policisë.

Në 24 orë vetëm nga kjo pikë kufitare kanë hyrë në shqipëri mbi 2700 automjete.

Mësohet se si qëllim të vizitës kanë dhënë turizmin, por mësohet se pjesa më e madhe e tyre kanë ndalur në Gjirokastër. Për çdo mjet që ka kaluar në territorin shqiptar janë ushtruar kontrolle te imtësishme.

Mësohet se në disa raste janë konstatuar sende dhe banderola që mund të nxitnin urrejtje etnike ndaj dhe nuk janë lejuar të kalojnë. Masat dhe forcat e policisë do te jene ne gatishmëri edhe gjatë ditës së shtunë.

Nesër është  parashikuar  qe ne Bularat në  kishën e fshatit  të mbahet një meshë.

/Ora News.tv/