Një trup i pajetë gjendet në Durrës

Një trup i pajetë gjendet në Durrës

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm  në Durrës nga një peshkarexhë.

Viktima i seksit mashkull dhe në gjendje të dekompozuar, është gjetur në det, 4 milje larg bregut të detit.

"Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti të peshkut,  rreth 4 milje  larg Durrësit ka ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull" njofton policia.

Policia sqaron se trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë, dhe nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

"Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë", thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të qytetit ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të bërë të mundur dhe identifikimin e tij.

 Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET