Një sy blu, një sy të verdhë: Macja që po i mahnit të gjithë

Macet janë shumë të preferuara nga njerëzit, por një mace e bardhë në Skoci është shumë e veçantë nga të tjerat.

E quajtuar Fold Joseph, macja i ka sytë me ngjyra të ndryshme, një të verdhë dhe një blu.

29-vjeçari Evgenii Petrov, vendosi ta blejë macen sapo e pa në internet.

''U mahnita kur e pashë në foto, mendova se nuk ishte e vërtetë, ishte dashuri me shikim të parë'', tha ai.

Macja skoceze Foldi është një racë e maceve shtëpiake me një mutacion natyror të gjenit dominues që ndikon në në të gjithë trupin dhe bën që veshët të palosen.

Ata janë të njohur për butësinë dhe inteligjencën e tyre.


EMISIONET