Në rrethinat e Napolit shtrihet nën tokë një nga vullkanet më të rrezikshme të botë. Shkencëtarët italianë thonë se nëpër gjirin e Napolit nga Pompeii, ku mijëra vetë u mbuluan nga vullkani në malin Vezuv shekuj më parë shtrihet i fshehur një "super vullkan " që mund të vrasë miliona në një katastrofë shumë herë më të rëndë se sa katastrofa antike. Tani shkencëtarët planifikojnë të gërmojnë 3.5 km nën sipërfaqe për zgavrën e vullkanit me një diametër rreth 13 km dhe për të paralajmëruar në kohë për ndonjë shpërthim të mundshëm. Llava dhe avujt e sulfurit në të ashtuquajturën Campi Flegrei janë një atraksion turistik, por për shkak të aktivitetit të dendur sizmik e zonës së populluar nga rreth 3 milion njerëz në brendësi të Napolit, rreziku thonë shkencëtarët është i madh. "Në këto lloj zonash shpërthimet në fuqinë maksimale e tyre mund të jenë origjina e pasojave katastrofike në shkallë globale pasi arrijnë të njëjtin intensitet me një meteor shumë të madh. Për fat të mirë, është një fenomen shumë i rrallë që këto zona të shpërthejnë në kapacitetin e tyre të plotë, sic është shumë e rralla që meteorë të mëdhenj të godasin tokën ", tha Giuseppe De Natale, shefi i projektit të shpimit, i cili kryeson observatorin e Vezuvit në Institutin Kombëtar të Italisë për gjeofizikë dhe Vullkanologji. Benedetto De Vivo, gjeokimist në Universitetin e Napolit tha se shpimet do të shkaktojnë shpërthim, pavarësisht se shkencëtarët që kanë punuar për projektin sigurojnë se shpimet janë të sigurta dhe se projekte të ngjashme janë përdorur që në vitet 80 në kërkim të burimeve të energjisë termike. Sipas tyre kjo është mënyra e vetme për të zbuluar historinë gjeologjike të zones, madje që nga shpërthimet e ndoshura 15.000 vjet më parë.

/Ora News.tv/