Një sqarim për portin e Durrësit

Zv. ministri i Bujqësisë Roland Kristo dha një sqarim lidhur me inagurimin e portit të Durrësit.

Sqarimi vjen pas lajmit të publikuar me titull: Porti i peshkimit inagurohet dy herë, pas Peleshit edhe Çuçi "pret shiritin"

Roland Kristo: "Një sqarim per Portin e Peshkimit Durres dhe te gjithe atyre qe komentojne mbi te. Porti perfundoi qe ne dhjetor 2016 dhe nuk merrej ne dorezim nga MBZHRAU duke ja lene ne dore jahteve private. Per gati 1 vit, deri ne tetor 2017, peshkataret, megjithese porti ishte ndertuar, vinin verdalle te porti i vjeter i peshkimit. 

Ministri Peleshi ja ktheu portin peshkimit duke perzene te gjitha jahtet private qe e kishin zaptuar. Porti i kaloi MBZHR. Me 25 janar, 2019 Ministri Cuci firmosi urdhrin qe portin e peshkimit ta administrojne peshkataret, Organizata e Menaxhimit te Peshkimit. Tashme portin e menaxhojne peshkataret duke rritur cilesine e sherbimeve. Mjafton fare pak te shikohen kronikat per te verteten. Sidoqofte, peshkataert e Durresit e dine fare mire se cfare eshte bere, cfaredolloj gjeje te thote kazani mediatik ose ata qe e kishin ne dore ta benin per nje vit dhe e kthyen ne port jahtesh." 

 


EMISIONET