Një në katër të rinj nuk kryen marrëdhënie seksuale, zbuloni ku ndodh kjo

Një në katër të rinj nuk kryen marrëdhënie

Një japonez në katër, të moshave nga 18 deri në 39 nuk ka pasur kurrë përvoja seksuale: përqindja është në rritje të qartë (mbi 20%) krahasuar me njëzet vjet më parë.

Kjo u zbulua nga një sondazh i Universitetit të Tokios dhe Institutit Karolinska, me seli në Suedi, i cili zhvilloi kërkime midis burrave dhe grave të orientimit heteroseksual.

Sipas studimit, të publikuar në British Medical Journal, bazuar në të dhënat e pjellorisë, të siguruara nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Sigurimeve Shoqërore Japoneze, përqindja e personave meshkuj pa ndonjë përvojë në sferën e intimitetit në grupin e moshave në vëzhgim është rritur në 25.8% në vitin 2015 krahasuar me 20% në vitin 1992, ndërsa raporti i femrave është rritur në 24.6% krahasuar me 21.7%.

Shkaku i mungesës së marrëdhënieve seksuale shpesh është "i pavullnetshëm", thonë studiuesit, të cilët përmendin, midis përgjigjeve më të shpeshta, paqëndrueshmërinë në botën e punës dhe të të ardhurave shumë të ulëta.

 80% e mostrave të burrave dhe grave në moshën 25 dhe 39 vjeçare, seksualisht joaktive, deklaruan se kanë ndërmend të martohen. Shkalla e fertilitetit në Japoni qëndron në 1.43% në 2017 dhe vazhdon të mbetet ndër më të ultat në botë. Nëse mbetet në vlerat e saj aktuale, Instituti Kombëtar i Statistikave pret që popullata të bjerë në 88 milion në vitin 2065 krahasuar me 126 milionë.

EMISIONET