"Një myslyman përballë terrorizmit’, promovohet në burgun e Beratit libri i teologut Gashi

"Një myslyman përballë terrorizmit’, promovohet

Panairi i Librit në Tiranë nuk është vendi i vetëm, ku këto ditë prezantohen libra.

Shkrimtari dhe teologu, Behaudin Gashi, zgjodhi burgun e Beratit për të promovuar librin e tij më të ri “Një myslyman përballë terrorizmit’.

Autori tha se kjo ishte një zgjedhje për të treguar se para Zotit janë të gjithë të barabartë dhe se kurrë nuk është vonë për tu kthyer në rrugën e drejtë.

Hikmet Këlliçi: Brenda këtij institucioni ose brenda dhomave tuaja mund të keni njerëz që u takojnë 3 ose 4 përkatësive fetare. Por ne kemi një emërues të përbashkët, që jemi njerëz. Secili prej nesh e di vetë besimin që zgjedh. Ne si besimtarë myslimanë do të kërkojmë gjithmonë më të mirën.

Drejtori i Burgut, Hikmet Këlliçi, theksoi se pavarësisht gabimeve që kanë bërë, të dënuarve nuk mund tu mohohet e drejta e informimit apo argëtimit, siç është edhe libri.

Promovimi i një libri brenda një burgu është një aktivitet i pazakontë, ndaj edhe u prit me interes nga personat që po shlyejnë aty gabimet e së shkuarës.

EMISIONET