Një i vdekur dhe mbi 20 të lënduar pas një aksidenti në Gjilan

Një i vdekur dhe mbi 20 të lënduar pas një aksidenti në

Një person ka gjetur vdekjen dhe mbi 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit i cili ndodhi para një ore në Gjilan. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq deri më tani dihet se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e këtij aksidenti.

“Mund të ju konfirmoj se një i vdekur është si pasojë e këtij aksidenti. Ndërkohë që raportohet të jenë diku rreth 20 persona që kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Policia dhe ekipet e tjera emergjente janë në vendin e ngjarjes.

Një kamion dyshohet të ketë qenë shkaktar i aksidentit në qytetin e Gjilanit, ku përveç dëmeve të mëdha materiale që ka shkaktuar në qytet, ka lënë të vdekur një person dhe të lënduar dhjetëra të tjerë.

EMISIONET