Një ditë pas "luftës" në Astir, banori tregon tmerrin: Policia tërhoqi zvarrë fëmijët

Një ditë pas "luftës" në Astir, banori tregon

Një prej banorëve që iu prish banesa në zonën e Astirit tregoi për RTV Ora se ku e kanë kaluar natën. Myrvet Billa thotë se ata janë 5 vëllezër dhe të gjithë janë shpërndarë nëpër banesat e të afërmeve.

Duke treguar tmerrin që familja përjetoi nga aksioni i policisë, ai thotë se fëmijët u tërhoqën zvarrë.

"Pas terrorit që ushtroi policia në Unazën e re ne u shpërndamë tek të njohurit tanë. Ishte një prishje pa paralajmërim. Nuk kishim asnjë informacion dhe asnjë dokument. Ne kishim një biznes me qira e bëmë gati ta prishnim. Pas dhunës policore u shpërndamë dhe në shtëpi kishim lënë gratë dhe kalamajtë. Në shtëpi erdhi policia kisha babën 80 vjeç dhe fëmijët e gjithë vëllezërve. I kanë nxjerrë me forcë dhe i kanë tërhequr zvarrë", tha banori i Unazës.

EMISIONET