Një avokat shqiptar mbron dy italianët e përfshirë në skandalin e fondeve ruse për Legën

Një avokat shqiptar mbron dy italianët e përfshirë në

Dy nga tre italianët e përfshirë në skandalin e audio përgjimit se fonde ruse kanë financuar partinë Lidhja, me lider zëvendës kryeminsitrin italian Matteo Salvini, do të mbrohen nga avokati shqiptar në Itali, Ersi Bozheku.

Italianët Gianluca Meranda me profesionin avokat e Francesco Vanucci, ekspert financiar, kanë qenë të pranishëm në takimin e zhvilluar në hotel Metropol të Moskës më 18 tetor 2018 së bashku me kryetarin e shoqatës Lombardi-Rusi, Giovanni Savonini, ish zëdhënës i Partisë Lidhja.

Të dy italianët të vënë nën hetim nga drejtësia italiane kanë zgjedhur të mbrohen nga avokati i sukseshëm shqiptar, Ersi Bozheku, i cili ka në kurikulimin e tij profesional dhe një karrierë akademike në Universitetin La Sapienza të Romës.

Regjistrimi audio i datës 18 tetor 2018 i publikuar në portalin amerikan Buzzfeed, zbardh një bisedë të zhvilluar në hotel Metropol të Moskës, mes legistit Gianluca Savoini, kryetar i shoqatës Lombardia-Rusia e disa rusëve, ku bisedohet për strategji anti europiane e afera biznesi në sektorin e natës si dhe në arritjen e një marreveshje me financim rreth 65 milioë dollari për Lidhjen.

Me kërkesë të avokatëve mbrojtës të 3 italianët, në muajin shtator Gjykata Italiane e Rishqyrtimti pritet të ekzaminoj dokumentet e dosjes hetimore.

I kontaktuar nga RTV Ora, mbi datën e zhvillimit të këtij procesi e linjat mbrojtëse, avokati, Ersi Bozheku ka deklaruar se është në "heshtje mediatike" e për momentin nuk ka asgjë për të deklaruar për gazetarët.

Prokuroria Italiane e Milanos ka marrë në zotërim file audio të këtij takimi, regjistrimi i të cilit është bërë nga një prej italianëve të pranishëm në këtë takim.

Sipas prokurorëve italianë ky nuk është takimi i parë i tyre me rusët.

Zëvendës kryeminsitri italian, Matteo Salvini ka deklaruar se "nuk ka marrë asnjë rublo, asnjë euro, asnjë dollarë e as një litër vodkë nga Rusia. Do të denoncoj të gjithë ata që më përfshijnë mua e Lidhjen, në këtë ngjarje", ka thënë ai.

Në audio legisti, Gianluca Savoini shprehet në gjuhën angleze se 'në maj do jenë zgjedhjet europiane e po përpiqen ta ndryshojnë Europën" "Duam, thotë ai, një Europë të re, që duhet të jetë pranë Rusisë, pasi kërkojmë rimarrim sovranitetin tonë.'

"Salvini, shprehet zëri në audio, është i pari që kërkon ndryshme në Europe, së bashku me aleatët tanë austriakë e humgarezë", 

Ndërsa rusët komentojnë nw bisedë se "Salvini është Trumpi europian".

Kryetari i shoqatës Lombardi - Rusi, Gianluca Savoini ka deklaruar se zëri në këtë audio nuk është i tij.

EMISIONET