Putin dhe Trump shtrëngojnë duart përpara takimit ballë për ballë në Helsinki

Putin dhe Trump shtrëngojnë duart përpara takimit ballë

Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së kanë nisur takimin e tyre në Finlandë me një shtrëngim duarsh dhe një premtim për të diskutuar në mënyrë të sinqertë të gjitha dallimet mes vendeve të tyre dhe mënyrat për të përmirësuar marrëdhëniet.

Ky është takimi i parë kokë më kokë mes presidentit rus dhe atij amerikan që po mbahet në pallatin presidencial Helsinki dhe synon rindërtimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Rusisë.

Samiti në Helsinki përbëhet nga një takim kokë më kokë, drekë pune dhe do të përfundojë me një konferencë të përbashkët të shtypi.

Takimi po zhvillohet në kushte të vështira, vetëm pak ditë pasi Departamenti i Drejtësisë paditi 12 agjentë të inteligjencës ruse për akuzat për sulmin ndaj Komitetit Kombëtar Demokratik dhe fushatës presidenciale të Hillary Clinton. 

Por Trump fajësoi Shtetet e Bashkuara për tensionet midis vendeve dhe jo Rusinë.

Trump para takimit, vlerësoi Putin për mënyrën e organizmit të Kupës së Botës.

Presidenti amerikan u shpreh se ata do diskutojnë për çdo gjë, nga tregtia në ushtri deri te raketat bërthamore, për Kinën etj.

Ndërsa përsa i përket marrëdhnies midis dy vendeve, ai tha se dy vendet kanë mundësi të mira së bashku.

Por një nga çështjet që nuk do të trajtohet është ndërhyrja ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, që kritikët i quajtën akt lufte.



EMISIONET