Maxhoranca ka rrëzuar  tre herë kandidatët e presidentit, Ilir Meta për të qenë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas deputetëve të PS-së, Milo është anëtar i PD dhe ka pasur konflikt interesi në momentin që ishte me detyrë në BSH. Por këto argumente janë hedhur poshtë nga vetë kandidati Petraq Milo.

Një ditë pasi rrëzoi pesë dekretet e Kreut të Shtetit për kthimin e ligjeve, mazhoranca rrëzoi për herë të tretë kandidaturën e propozuar nga presidenti Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Emri i Petraq Milos pati të njëjtin fat si propopzimet e mëparshme të Kreut të Shtetit për emërimin e Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit.

Argumentat për rrëzimin e kandidaturës së Petraq Milos ishin politike.

Evis Kushi: Edhe pse zoti Milo nuk ka deklaruar që të ketë angazhime politike, aktualisht ai rezulton të jetë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD që nga viti 2018.

Por këto pretendime të mazhorancës u kundërshtuan nga vetë kandidati Petraq Milo si dhe juristi i Presidencës.

Petraq Milo: Thotë gjatë ushtrimit, në momentin që zgjidhesh atëherë heq dorë nga të gjitha funksionet, të cilën e kam bërë me deklaratë.

Propozimi i Metës pritet të kalojë për votim edhe në parlament, ndërsa konflikti mes mazhorancës dhe Kreut të Shtetit ka bërë që Kontrolli i Lartë i Shtetit të drejtohet nga Bujar Leskaj, të cilit i ka mbaruar mandati në 23 dhjetor të 2018.

Kush është Petraq Milo?

Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë.

 Milo ka qenë këshilltar i ish kryeministrit Sali Berisha për gati 8 vite. 

Në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca më 17 korrik thuhet se nuk gjendet një kandidat më i përshtatshëm për kreun e KLSH.


/Ora News.tv/