Rreth 1700 studentë zgjodhën këtë vit programet profesionale 2 vjeçare.Nga Durrësi ku mori pjesë në inaugurimin e ndërtesës së re të Kampusit Universitar ‘Aleksandër Moisiu”, Minsitrja tha se numri i programeve profesionale ka shkuar në 70 nga 14 që ishte vite më parë.

Programet profesionale 2 vjeçare kanë qenë zgjedhja e rreth 1700 studentëve këtë vit.

Ministrja, Lindita Nikolla, deklaroi se numri i këtyre programeve pësoi rritje këtë vit, duke shkuar në 70.

Universiteteve iu bëri thirrje që përmes ofertës akademike t`ju përgjigjen nevojave të tregut të punës.

Ministrja bëri me dije se këto programe janë zgjedhur në masë edhe nga maturantët me mesatare mbi 6.

Nikolla: Sot, standardi i ofertës akademike me nevojat e tregut të punës ende ka një hendek që duhet plotësuar por ky nuk është vetëm një tipar i arsimit të lartë këtu në Shqipëri, por mbetet një tipar dhe një sfidë për të gjithë hapësirën europiane të arsimit të lartë me një treg që zhvillohet shpejt, me një treg që ndryshon po aq shpejt.

Deklaratat Nikolla i bëri teksa inauguroi ndërtesën e re të Kampusit Universitar "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

/Ora News.tv/