Ish-i dashuri i Nicki Minaj, Safaree i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me të dashurën Erica Mena në një ceremoni private në një kështjellë.

Erica u bë e njohur pasi mori pjesë në një reality show në Amerikë. Cifti u martua të hënën në kështjellën Legacy në New Jersey. Në pamjet e para të publikuara, duket se cifti ka zgjedhur që të vishet me të bardha.

Sipas burimeve, Safaree filloi të qante kur Erica po ecte drejt altarit me djalin e saj. Dasma ishte shumë private, ku të ftuar ishin vetëm familjarë dhe miq të ngushtë. Ndër emrat e njohur që morën pjesë ishin Remy Ma, Joe Budden, Papoose dhe Karlie Redd.

Kujtojmë se lidhja më e gjatë e Safaree ishte me Nicki Minaj. Të dy qëndruan bashkë për një dekadë, por historia mori fund pas tradhtisë së reperes me Meek Mill. Aktualisht, Nicki po shijon martesën me partnerin e ri, Kenneth Petty.

Ne foto: Safaree me Erica (majtas) dhe Meek Mill e Nicki Minaj (djathtas)

/Ora News.tv/