Ngricat rrezik pas dëborës, vështirësi në qarkullim

Ngricat rrezik pas dëborës, vështirësi në qarkullim

Akulli në rrugë për shkak të temperaturave nën zero dhe prezenca e mjegullës shkaktuan vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Bulqizë-Burrel.

Kjo ishte pamja në Qafë Bualli rreth mesditës!

Mjegulla e dendur kufizon shikueshmërinë ndërsa ngricat  rrisnin rrezikun e aksidenteve.

Ndaj drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në këtë aks u kërkohet kujdes i veçantë pasi ky rrezik bëhet i lartë edhe gjatë orëve të natës, ku temperaturat shënojnë rënie.

Banori: Temperaturat janë mjaft të ulëta sidomos për makinat. Ka akull. I bëjmë thirrje autoriteteve rrugore të marrin pjesë. Ne jemi gjithë ato punëtorë që punojmë në këto zona dhe të them të drejtën e kam shumë të vështirë.

Sipas autoriteve lokale rrugët në qarkun e Dibrës janë të gjitha të hapura dhe qarkullohet normalisht veç segmentit Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Rrugët kombëtare në të gjithë vendin raportohen të hapura dhe pa probleme!

Po ashtu edhe ato që të cojnë drejt zonave turistike të Dardhës e Voskopojës në Korçë, ku pati reshje të dendura dëbora gjatë ditës së hënë!

EMISIONET