Ngjyra mbi godinat industriale, flora e fauna e Ohrit “i jep jetë” fasadës në Pogradec

Ngjyra mbi godinat industriale, flora e fauna e Ohrit “i jep

Një magazinë e vjetër e kohës së komunizmit në hyrje të Pograecit po merr jetë nga ngjyrat.  Flora e fauna e liqenit të Ohrit po hidhet aty në një pikturë murale nga Eljan Tanini.

Pikturat murale në Shqipëri nuk janë të panjohura por të bëra mbi objekte të rrënuara janë shumë të rralla.

Këtë ka nisur ta bëjë prej disa vitesh piktori Eljan Tanini.

Prej 3 javësh ai është duke punuar në zonën e Gurit të Kuq në Pogradec.

Mbi këtë godinë të vjetër të komuizmit, po ndërthur mjeshtërisht artin e tij të ngjyrave me florën dhe faunën e liqenit të Pogradecit.

Tanini thotë se kjo ishte një mënyrë mjaft e mirë për të dalë nga karanatina si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia.

Ngjyrat tashmë i kanë dhënë jetë godinës së ish minierës, ndërsa Pogradeci nga ana tjetër ka një tjetër detaj mirëseardhjeje për këdo që udhëton drejt qytetit buzë liqenit.

EMISIONET