Për avokatin Spartak Ngjela nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme pasi sipas tij prishet reforma në drejtësi. Në studion e lajmeve në RTV Ora, Ngjela e lidh reformën zgjedhore me reformën në drejtësi.

Sipas tij edhe sikur të bëhet tani reforma zgjedhore, në fuqi do të hyjë në vitin 2021, kur do të jenë edhe zgjedhjet e ardhshme.

Spartak Ngjela: Nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme sepse prishet sistemi. Politika amerikan nuk pranon zgjedhje të parakohshme. Pse nuk e pranon politika amerikane as gjermane? Nëse do kemi zgjedhje të parakohshme, shtyhet reforma në drejtësi. Nuk mund të ketë reformë në fushatë elektorale. Palët janë në fushatë elektorale, si do bëhet reforma? Nuk ka zgjedhje të parakohshme, merreni kapelen dhe vëreni në sy. Ti dhashë arsyet pse. Prishet reforma në drejtësi dhe nëse me largimin nga parlamenti dhe dorëzimin e mandateve për  zgjedhje të parakohshme nuk mund të bëhen se hapet precedent shumë i rrezikshëm. Nuk e pranon demokracia atë. Përkundrazi demokracia amerikane thotë largimi nga parlamenti është tradhti ndaj popullit. Doktrina amerikane është kjo, largimi nga parlamenti i atyre që ka zgjedhur populli, është tradhti ndaj zgjedhësve të vet.

Beti Njuma: Opozita ka ndryshuar strategji

Spartak Ngjela: Partia Demokratike i ka hipur kalit mbrapsht. Nuk ecën dot me kalë duke e kapur nga bishti. Njerëzit kanë humbur besimin dhe shpresën, por politika amerikane e di që 60% do i kapë reforma në drejtësi. Pasi ti kapë reforma në drejtësi krerët atëherë partia do të humbasë gjithë peshën. 

Reforma zgjedhore nuk ka vlerë të madhe po nuk u bë reforma në drejtësi dhe po nuk u ndërrua sistemi. Sistemi do të vendoset pasi të vendoset drejtësia.

Reforma zgjedhore nuk ka vlerë të madhe, pasi zgjedhjet janë në 2021. Politika amerikane nuk e çan kokën për reformën zgjedhore, ia ka dhënë ODIHR. Pas reformës në drejtësi fillon një tjetër atmosferë ligjore dhe elektorale.

/Ora News.tv/