Policia e Shtetit ka propozuar rritje të gjobave në një nivel tre deri katër herë më të lartë se sa parashikon kodi rrugor. Ndryshime parashikohen në rastin e drejtimit të mjetit kur drejtuesi ka konsumuar alkool apo dhe kur përdoret celulari gjatë drejtimit. Masat ndëshkimore shkojnë deri në 40 mijë lekë si dhe heqja e të gjithë pikëve të patentës.

Një tjetër masë është dhe këshillimi, por pas rastit të tretë veprohet me gjobë.

Numri i viktimave në rrugë është një këmbanë alarmi, por për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj aksidentet me pasojë vdekjen janë në rënie.

Lleshaj: Në 2019, Shqipëria regjistroi 227 të vrarë në aksidente nga 378 që numëronte në 2009, duke shënuar një ulje prej 40%.

Propozimet për ndryshimet në kodin rrugor pasi të miratohen në Këshillin e Ministrave do të duhet të kalojnë për votim në parlament.

Ndryshimet në Kodin rrugor:

“Testi i Idiotit” shtohet për shkelje të rënda të normave të sjelljes të përsëritura gjatë drejtimit të mjetetit, Policia e Shtetit detyron drejtuesin të kryejë vizitë mjekësore (test psikologu) për të dëshmuar aftësinë e tij për lejimin e mbajtjes së lejes së drejtimit.

Gjithashtu një pikat që shtohet është një shtesë në: “Drejtim i mjetit nën ndikimin e alkolit”. Kur drejtuesi i mjetit konstatohet me pije alkolike nga ora 19:00 deri në 06:00, gjoba është 30% më e lartë.

Gjithashtu do të rritet edhe gjoba për drejtimin e mjetit nën efektin e alkolit, nga 5 mijë shkon në 15 mijë lekë.

E njëjta gjë ndodh edhe me përdorimine  celularit në timon. Gjoba shkon nga 5 deri në 15 mijë lekë, dhe në rast se gjoba përsëritet tre herë, drejtuesit i zbriten 10 pikë nga patenta.


/Ora News.tv/