Nga sulmi terrorist në Manhatan 4 të plagosur

Nga sulmi terrorist në Manhatan 4 të plagosur

Një burrë po mbahet në paraburgim pas sulmit terrorist në stacionin kryesor të autobusëve të Nju Jorkut.

"Terroristët nuk do të fitojnë," tha kryebashkiaku Bill de Blasio pas një shpërthimi në terminalin e Autoritetit Portual në Manhatan gjatë orëve të mëngjesit të hënën.

I dyshuari, Akayed Ullah, një 27 vjeçar imigrant nga Bangladeshi, u plagos nga një "pajisje eksplozive" e lidhur me trupin e tij, thonë zyrtarët.

Katër persona të tjerë pësuan plagë të vogla pas shpërthimit.

Një fotografi që qarkullon në mediat sociale tregon një njeri, i cili thotë se është Akayed Ullah, i shtrirë në tokë me rrobat e tij të shqyera.

Kryebashkiaku De Blasio tha se besohet të ketë vepruar i vetëm.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 07:30 me orën lokale.

Një dëshmitar okular, Alicja Wlodkowski, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kishte parë një grup prej rreth 60 personash që vraponin. "Një grua ra dhe askush nuk u ndal ta ndihmonte, sepse paniku ishte kaq i frikshëm", tha ajo.

Stacionet e metrosë në afërsi ishin evakuuar dhe Autoriteti Portual i Autobusëve u mbyll përkohësisht.

Ky është terminali më i madh dhe më i ngarkuar i autobusëve në botë, që u shërben më shumë se 65 milionë njerëzve në vit.

EMISIONET