Vuçiç për ‘DER SPIEGEL’: Ata që nuk ia shtrijnë dorën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të presin refuzimin e Serbisë

Vuçiç për ‘DER SPIEGEL’: Ata që nuk ia

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për gjermanen “DER SPIEGEL” ka folur për mos praninim në BE të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjithashtu edhe për ‘mini-shengenin Ballkanik’.

Vuçiç i ka kërkuar vendeve të BE-së që janë kundër hapjes së negociatave që të japin argumente të besueshme në lidhje me refuzimin e tyre, duke lënë pas kriteret e pranimit të lidhura me performancën.

Nga ana tjetër Vuçiç tha senjë pjesë e popullit serb po e humbet durimin për të pritur hyrjen në BE. Nndërsa theksoi se “ata që nuk duan t’ia shtrijnë dorën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjithashtu duhet të presin refuzimin në rritje të Serbisë”.

Sa i përket “mini-shengenit Ballkanit” presidenti serb tha se nuk është ëprgjigje ndaj  BE-së, për refuzimin, por ka të bëjë me lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

I pyetur nëse është Kosova pjesë e projektit mini-Shengen, Vuçiç tha se serbët nuk e shohin atë si shett më vete, ndërsa theksoi edhe se kosovarët nuk e dinë seç duan.

Pjesë nga intervista:

DER SPIEGEL: Plani fillestar ishte që Serbia të anëtarësohej në BE në 2025, por kjo nuk është më në tryezë. Kush është përgjegjës? Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili gjithashtu bllokoi kohët e fundit negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Vuçiç: Do të ishte shumë e thjeshtë të ankohesh për Macron.

Pyetja e vërtetë është kjo:

Si duket e ardhmja për ne, këtu në Ballkan?

A po na llogarisin ne, apo thjeshtë duan të blejnë kohë?

Jini të drejtë me ne dhe ndaloni së foluri për kriteret e pranimit të lidhura me performancën, sepse në fund të fundit, siç thotë edhe filozofi gjerman Leibniz "ka gjithmonë arsye të mjaftueshme" për të mos pranuar një vend.

DER SPIEGEL: A po e humbet durimin populli serb?

Vuçiç: Sondazhet tregojnë se 42% e serbëve favorizojnë anëtarësimin në BE dhe 42% janë kundër tij. Pjesa tjetër janë të pavendosur. Ata që nuk duan t’ia shtrijnë dorën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjithashtu duhet të presin refuzimin në rritje të Serbisë.

DER SPIEGEL: Kjo do të dërgonte një mesazh katastrofik, veçanërisht duke pasur parasysh që ju keni vepruar për ca kohë si një lloj zëdhënësi për Ballkanin Perëndimor.

Vuçiç: Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për pothuajse çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macron në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar.

DER SPIEGEL: Me sa duket pa shumë sukses. A është kjo arsyeja pse po planifikoni "mini-Shengenin" tuaj në Ballkan?

Vuçiç: Ne në Ballkan nuk duam më që të mashtrohemi ose vihemi në lojë kundër njëri-tjetrit nga vendet e mëdha të BE-së. Ideja ime për një zonë mini-Shengen në Ballkan ka të bëjë me lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve. Ne jemi duke forcuar bashkëpunimin tonë ekonomik. Ne po i japim fund një situate në të cilën kamionët tanë detyrohen të qëndrojnë në çdo kufi për 90 orë.

DER SPIEGEL: A mund të ndihmojë ky hap për të shëruar plagët e krijuara nga lufta në Jugosllavi?

Vuçiç: Projekti "mini-Shengen" është një nga gjërat më të mira që ka ndodhur në këtë rajon në 30 vjet. Nuk ka më luftë, jo më therje, përkundrazi një lloj Skandinavie për të varfërit. Ne mund të bëhemi një motor zhvillimi për të gjithë Evropën.

DER SPIEGEL: A është Kosova pjesë e projektit mini-Shengen?

Vuçiç: Kosovarët nuk dinë çfarë duan. Albin Kurti, i cili ka të ngjarë të jetë drejtuesi i tyre i radhës, duket sikur dëshiron të bëhet udhëheqësi i Shqipërisë së Madhe. Kosova e shikon veten si shtet, por ne nuk e shohim atë në atë mënyrë.

DER SPIEGEL: Kurti ka njoftuar se planifikon të miratojë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë. E keni takuar akoma?

Vuçiç: Ai dikur fyente vajzën time të mitur dhe i thoshte asaj që të gjente një shqiptar për t'u martuar. Asokohe unë i thashë: "Fito ca sjellje më të mira, o idiot". Ajo që po pyes është kjo: Pse Perëndimi hapi një kuti të Pandorës në vitin 2008 duke njohur Kosovën?



EMISIONET