Nga fotot nudo në plazh tek videot në dush, ky është Kryeministri shqiptar

Nga fotot nudo në plazh tek videot në dush, ky është

Kryeministri, Edi Rama, njihet si figurë ekzibicioniste, herë-herë edhe kontroverse. Në jetën e tij rreth 20 vjeçare politike ai nuk ka nguruar ti shfaqë qytetarëve shqiptarë, nga foto nudo në plazh deri video në dush, e shumë situata të tjera. Është me të vertetë ekzibicionist i lindur, apo show i detyruar nga rrethanat, kjo nuk mund të thuhet me siguri.    

Figurë kontraverse që për të fituar simpatinë e publikun nuk kursen show-n. Ky është Edi Rama, drejtuesi  i qeverisë shqiptare të cilin  jo rrallë e kemi parë, që në situata të ndryshme të tërheqë vëmendjen e publikut jo me kostumin e Kryeministrit, por me kostumin e artistit apo shpesh herë kostumin e showman-it.

I tilli ishte që në kohën kur  u katapultua në politikë si Ministër i Kulturës.

Të njëjtën rrugë zgjodhi edhe si kryetar Bashkie.

Shumë pak ka ndryshuar edhe si Kryeministër.

Por çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë për figurën e Edi Ramës, marrëdhënien e  tij me median dhe ekzibicionizmin e tij?

"Ai ka bërë një gjë të mirë që ka mbyllur këto bixhozet, e falenderojmë".

"Kryeministri është si tip shembulli për gjithë popullin dhe për mendimin tim nuk është një shembull që duhet marrë parasysh".

"Çun trendy".

EMISIONET