Nga dogana në karantinë, emigrantët izolohen 14 ditë në hotel para kthimit në shtëpi

Nga dogana në karantinë, emigrantët izolohen 14 ditë në

Prej të martës, kufijtë janë hapur për të gjithë emigrantët shqiptarë jo rezidentë në vendet e BE që do të pranojnë të karantinohen për 14 ditë në hotele para se të kthehen në shtëpi. Në Korçë një zgjidhje të tillë e kanë pranuar 34 shqiptarë, por të tjerë refuzojnë duke kërkuar që të karantinohen në shtëpitë e tyre pasi thonë se nuk janë turistë.

Nga dogana direkt në karantinë. Para se të kthehen në shtëpi, emigrantët shqiptarë do të duhet të qëndrojnë për 14 ditë të izoluar në hotele.

"Sot erdhëm".

Në Korçë numri i personave që kanë pranuar këtë zgjidhje në mesditë ishte 34, ndërsa vijon të rritet.

Por në pikat kufitare ka edhe prej atyre që e refuzojnë kushtet.

Një qytetar i bllokuar në Kakavijë tha për Ora News se ata nuk janë turistë të paguajnë hotele, por kërkuan që karantinimin ta bëjnë në shtëpi.

"Jemi të pamundur që të paguajmë detyrimet që kërkon qeveria. Ne kërkojmë karantinim në familjet tona."

Kufiri ndërkohë nuk do të hapet për shqiptarët rezidentë në Greqi.

Por emigrantët nga ana tjetër ankohen se ata jetojnë e punojnë në ishujt grekë dhe për atje transporti është bllokuar.

Si zgjidhje autoritetet shqiptare i kanë këshilluar të marrin shtëpi në qytete të tjera, çka sipas tyre do të ishte kosto e shtuar, ndaj vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje nga shteti.

EMISIONET