Neymar: Përballja me Barcelonën do të ishte e vështirë

Neymar: Përballja me Barcelonën do të ishte e vështirë

E kaluara nuk mund të harrohet pavarësisht se ku ndodhesh. Këtë frazë e di mjaft mirë braziliani Neymar, që edhe pse aktivizohet larg klubit të tij që e bëri të famshëm, Barcelonën, ai nuk e harron skuadrën blaugrana.

Mëngjesin e së hënës ylli brazilian i PSG-së vizitoi ish-shokët e tij në "Camp Nou" ndërkohë që ky fakt nuk mund t'i shpëtonte mediave spanjolle. Në një prononcim për "El Mundo Deportivo" Neymar ka pranuar se do të ishte shumë e vështirë që ai të përballet me Barcelonën në një ndeshje të mundshme të Ligës së Kampionëve.

"Do të ishte shumë e vështirë për mua që të përballesha me Barcelonën në Ligën e Kampionëve. Unë flas me pothuajse të gjithë lojtarët e Barcelonës. Ata janë miq shumë të mirë dhe ata janë lojtarë shumë të mirë kështu që unë do të isha i lumtur të përballesha me ta në këtë drejtim, por jo si klub.

"E ardhmja ime? Unë kam një kontratë me PSG dhe unë do të qëndroj atje.

"Arthur Melo? Ai është një lojtar i madh dhe jam i sigurtë se do t'i japë Barcelonës atë që ai është i aftë të bëj ".-deklaroi Neymar.

EMISIONET