Reshje shiu dhe borë në zonat malore, moti përmirësohet pasdite

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, moti përmirësohet

Mëngjesi i ditës së sotme ka rikthyer reshjet e shiut. Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të jete me vranësira të dendura dhe reshje shiu.

Ne zonat e thella malore reshjet priten të jenë në formë dëbore. Por orët e mesditës dhe pasditja përmirësojnë përkohesisht kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesdite duke u luhatur nga 0°C deri në 17°C.  

Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

EMISIONET