"Nëse ne digjemi, ju do digjeni me ne", kërcënimet që po kthehen në realitet

"Nëse ne digjemi, ju do digjeni me ne", kërcënimet

Protestuesit që kanë pushtuar rrugët e Hong Kongut prej tre muajsh paralajmëruan liderët e qytetit që në fillim se: "Nëse ne digjemi, ju do digjeni me ne."

Dhe ky kërcënim duket se u bë realitet të shtunën ndërsa tymi i zi mbuloi qiellin pasi protestuesit ndezën një zjarr jashtë godinës së parlamentit pas përleshjeve të dhunshme.

Bomba benzine dhe tulla u hodhën gjithashtu, ndërsa policia u përgjigj duke gjuajtur me topa uji e gaz lotsjellës.

Të dielën protestuesit mbyllën dhe vandalizuan disa prej stacioneve në metro duke paralizuar transportin në aeroportin e qytetit.

Ndërsa dhuna vazhdon të përshkallëzohet,  liderët e Hong Kongut kërcënuan se nuk do të negociojnë për asnjë nga kërkesat kryesore të protestuesve, pavarësisht se kërkuan "dialog".

Nëse mesazhi i qeverisë shkon në vesh të shurdhët pritet marrja e masave ekstreme, si përfshirja e ushtrisë.

Por nga ana e protestuesve nuk shihet asnjë shenjë për tërheqje.

EMISIONET