Stefano Pioli është zyrtarisht një trajner i Milanit. Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit kuqezi, që i ka besuar ish-trajnerit të Fiorentinës, Interit dhe Lazios për dy vitet e ardhshme.

"AC Milan njofton emërimin me efekt të menjëhershëm të Stefano Pioli si trajnerin e ri të ekipit të parë," lexohet në deklaratën e klubit.

Pioli zëvendëson Marco Giampaolo, i cili u shkarkua të martën pas vetëm 111 ditësh në ecurinë aspak pozitive të kuqezinjve. 53-vjeçari është një figurë e respektuar në futbollin italian pas eksperiencave në Seria A me klubi si Parma, Chievo, Bologna, Lazio, Inter dhe Fiorentina.

Ai drejtoi kryeqytetasit e Lazios drejt fazës play-off të Champions League në vitin 2015, ndërsa u vlerësua për harmoninë e krijuar te Fiorentina pas vdekjes së kapitenit, Davide Astori vitin e kaluar.

Emërimi i Piolit është pritur me protesta nga grupimi Ultras i tifozëve të Milanit, pasi ka një rekord negativ, ku në 16 vite si trajner nuk ka fituar asgjë. 64 vjeçari bëhet trajneri i nëntë i "Djallit" në 5 vitet e fundit dhe i teti që ka përfaqësuar të dy klubet e "San Siros", Inter e Milan.

/Ora News.tv/