Nëntë mënyra për të ndaluar djersitjen

Nëntë mënyra për të ndaluar djersitjen

Djersitja është mënyra e trupit për të rregulluar temperaturën e tij dhe është një pjesë plotësisht e natyrshme e jetës së përditshme

Shumë prej nesh e shohim atë të padëshirueshme, por ka disa mënyra që mund të na ndihmojnë për ta zvogëluar sasinë e saj.

Aplikoni antidjersë para shtratit

Antidjersat bllokojnë kanalet e djersës në mënyrë që ajo të mos arrijë sipërfaqen e lëkurës sonë. Djersa do vazhdojë të prodhohet nga gjëndrat, por nuk mund të arrijë në sipërfaqe.

Deodorantët nuk parandalojnë djersitjen, përkundrazi synojnë të eleminojnë erën që prodhohet nga bakteret kur djersitemi. Ndonjëherë edhe antidjersat përmbajnë deodorant, prandaj është e sugjeruar që të blihet në farmaci me përbërje kripë metalike të quajtura ndryshe klorur alumini.

Për rezultate më të mira nga antidjersa, sigurohuni që të keni pastruar mirë pjesën ku jeni djersitur, pasi të jetë e thatë mund ta aplikoni. Sugjerohet ta aplikoni para se të shkoni në shtrat.

Mund të mos funksionojë menjëherë, por nëse i përmbaheni kësaj rutine për disa netë, do të arrini rezultatet e dëshiruara.

Vishni rroba pëlhure

Mënyra më e mirë për të ndihmuar në uljen e djersitjes është të vishni rroba pëlhure. Ngjyrat më të lehta kanë mundësi që të thajnë djersën, kështu veshja e bardhë mund t’ju ndihmojë ta zvogëloni atë.

Kur ky nuk është një opsion, zgjidhni ngjyra të errëta ose modele shpërqendruese që fshehin djersën.

Shmangni ushqime të caktuara

Nëse shkoni në një drekë pune apo biznesi dhe nuk dëshironi të djersisni, atëherë shmangni ushqimet pikante. Trupat tanë reagojnë ndaj ushqimit pikant në të njëjtën mënyrë si me çdo nxehtësi tjetër.

Kafeina nuk është e këshillueshme, pasi stimulon gjëndrat tona mbiveshkore dhe bën që të rritet sasia e djersës.

Qëndroni të freskët.

Duke qëndruar të freskët, ju zvogëloni djersitjen. Në mot të nxehtë, mund të jetë me të vërtetë efektive të vendosni një tas me akull përpara për të qarkulluar ajër të ftohtë rreth dhomës. Një ide tjetër e mirë është të mbani perde për të parandaluar rrezet e diellit të mbinxehin dhomat tuaja. Nëse jeni jashtë shtëpisë, qëndroni në hije.

Nëse ushqeheni me disa vakte të vogla dhe rregullisht mund qëndroni më të freskët, sepse sa më shumë të hani ,nxehtësia metabolike është edhe më e madhe për të tretur ushqimin. Qëndrimi i hidratuar mirë do të mbajë stabël temperaturën e trupit tuaj.

Mbajini kokën dhe këmbët e freskëta duke shmangur kapelet dhe duke veshur këpucë të hapura kur moti e lejon atë.

Trajtimet mjekësore

Nëse ndjeni që djerseni më shumë seç duhet, mund të këshilloheni me mjekun tuaj për të parë nëse keni një gjendje të quajtur hiperhidrozë. Nëse vuani nga kjo sëmundje, ekzistojnë një mundësi trajtimi për ju:

Antidjersa me recetë. Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë një antidjersë  që nuk është i disponueshëm për blerësit nëpër supermarkete. Kremrat me recetë janë gjithashtu të disponueshme nëse fytyra dhe koka juaj djersisin.

EMISIONET