Nënë për herë të tretë, Kim Kardashian festë madhështore për pritjen e ëmbël

Kim Kardashian është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin e saj Kanye West nëpërmjet një nëne zëvëndësuese. Ajo ka vendosur ta festojë këtë pritje të ëmbël duke organizuar një baby shower.

Të shtunën, ylli i televizioneve, organizoi një festë mahnitëse të mbushur me lule qershie së bashku me anëtarët e familjes së saj të famshme.

“Është baby shower për fëmijën e tretë,”-tha Kim në Snapchat, së bashku me videot që tregonin dekorimet elegante.

Motrat e saj Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner, që janë gjithashtu shtatzënë, ndanë fotot në rrjetet sociale nga festa.

/Oranews.tv/

EMISIONET