Çelja e negociatave, Hollanda ende e paqartë për Shqipërinë pret Francën

Çelja e negociatave, Hollanda ende e paqartë për

Hollanda mbetet e dyzuar mes "PO" dhe "JO" për çeljen e negoicatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.  Ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës, Stef Blok i pranishëm dje në komisionin parlamentar për çështjet europiane të Parlamentit holandez shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë për veton ndaj Shqipërisë.

 Kjo tregon se Hollanda po pret vendimin e Francës, një vendim që pritet të mësohet më 15 tetor. 

"Vendet kandidate duhet te përmbushin kushtet strikte perpara se te bejne nje hap tjeter ne procesin e integrimit. Hollanda ndjek ne menyre kritike progresin ne te dyja vendet dhe eshte e mendimit se Keshilli duhet te vleresoje secilin vend sipas meritave te veta. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.thuhet në njoftimin e ambasadës hollandeze publikuar mbrëmë menjëherë pas  përfundimit të seancës në komisionin e Jashtëm të Parlamentit në Hollandë,

Ndërkohë për Gjermaninë çelja  negociatave lidhet me plotësimin e 6 kushteve.

Debati ne komisioni

Qeveria hollandeze mendon se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave, por ka ende paqartësi nëse do të vërë veton për këtë vendim në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në 15 Tetor apo samitin e liderëve europianë në 18 Tetor.
Ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës, Stef Blok u pyet  nga deputetët nëse duhen hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë apo jo. Ministri shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë për veton ndaj Shqipërisë, por ndryshe nga përgjigjja për Maqedoninë, la të kuptohet se Shqipëria nuk është në nivelin e duhur për hapjen e negociatave. 

Pas pyetjes të tre partive të koalicionit qeveritar nëse mbetet në fuqi mocioni i aprovuar nga 2/3 e deputetëve hollandezë për Shqipërinë, ai është shprehur se ky mocion mbetet në fuqi.

Ambasada kujton korrupsionin

Pas përfundimit të seancës në komisionin e Jashtëm të Parlamentit në Hollandë, Ambasada hollandeze në Tiranë, përcolli përmes një deklarate për mediat qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme në Hollandë.
Në të theksohet se vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër në procesin e integrimit.  

“Ne Qershor 2018, Keshilli parashtroi nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Maqedonia e Veriut perpara hapjes se negociatave. Progresi i bere eshte inkurajues. Gjithashtu marreveshja e Prespes eshte nje shembull per rajonin. Vazhdimesia e rasteve te ndermara nga Prokuroria Speciale eshte siguruar me dorezimin tek Prokurori i Pergjithshem. Nje hap i rendesishem qe ende duhet te ndermerret eshte miratimi i ligjit qe garanton prokurorine e pavarur ne rastet e ardhshme te korrupsionit ne nivelet e larta.
 Keshilli ka parashtruar nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Shqiperia perpara hapjes se negociatave. Hollanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.”
, thuhet në qëndrimin e ambasadës së Hollandës në Tiranë.

EMISIONET