"Në shërbim me dhe pa orar", Basha kërkon shpërblimin e policëve

"Në shërbim me dhe pa orar", Basha kërkon

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur mbështetjen ndaj kërkesës së drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë.

Basha thotë se personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut të koronavirusit.

Basha: Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira në të cilat ata po punojnë. Pas personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut. Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin.

Kryedemokrati i bën thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës, ndërsa u kërkon qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për punonjësit e policisë në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje.



EMISIONET