Në pushime me avion privat, Princ Harry: E bëra për sigurinë e familjes

Në pushime me avion privat, Princ Harry: E bëra për sigurinë

Princ Harry dhe bashkëshortja e tij  Meghan Markle kanë qenë në qendër të kritikave pasi përdorën avion privat për të ikur me pushime.

Duka i Sussex  tha se e bëri gjithçka për sigurinë e familjes së tij.

"E kam kaluar 99% të jetës sime duke udhëtuar në botë me avionë. Por ndonjëherë ekzistojnë nevoja të bazuara në rrethana të veçanta për tu siguruar që familja ime është e sigurt,"-tha ai. "Ne të gjithë mund të bëjmë më mirë dhe asnjë nuk është perfekt. Kemi të gjithë përgjegjësi për ndikimin tonë individual."

Princi Harry dhe Dukesha Meghan u kritikuan këtë verë pasi morën një avion privat për të shkuar me pushime në Ibiza dhe pastaj në Nice, Francë, pavarësisht ndikimit të karbonit në planet.

Ata raportohet se fluturuan nga Farnborough, Britani në Ibiza, Spanjë, më 6 gusht, pastaj u kthyen në 12 gusht.

Dhe më 14 gusht fluturuan  nga Farnborough në Nice, Francë, për të vizituar Elton John, dhe u kthyen më 17 gusht.

Çifti rezervoi një  Gulfstream 200 me kapacitet për 19 persona për të udhëtuar në Ibiza dhe një  Cessna 500 XL, 9 vendësh për tu kthyer në vend.

EMISIONET