Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu arrestuan një 25-vjeçar, me iniciale O. D., pasi për motive të dobëta plagosi në kokë me gërshërë 26-vjeçarin me iniciale E. I., të dy banues në fshatin Rinia në Durrësit.

I plagosur ndodhet në Spitalin  e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 07.10.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi O.D.,  25 vjeç, banues në fshatin Rinia, Durrës, për veprën penale  "Plagosja e rëndë me dashje","-njofton policia.

Gjithashtu në pranga ra edhe një 59-vjeçar me iniciale K. K., banues në Nikël, Krujë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".  

Policia informon se ai u arrestua të dielën pasi në aksin rrugor Fushë Krujë - Tiranë duke  drejtuar  mjetin  tip Golf aksidentoi shtetasin këmbësor  F. T., 71 vjeç,  banues në Tiranë, i cili ndodhet  në Spitalin  e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

/Ora News.tv/