Në koma prej 3 muajsh, gruaja me trurin e vdekur lind fëmijën

Në koma prej 3 muajsh, gruaja me trurin e vdekur lind fëmijën

Një nënë me trurin e vdekur ka sjellë në jetë foshnjën e saj.

Prej gati 3 muajsh, ajo mbahej në jetë nëpërmjet aparaturave në mënyrë që të çonte shtatzëninë deri në fund.

Gruaja u mbajt e gjallë në Spitalin Universitar Brno në Çeki dhe solli në jetë vajzën nëpërmjet lindjes cezariane.

Ajo ishte 34 javëshe kur foshnja lindi. Spitali nuk dha detaje mbi shëndetin e foshnjës por televizioni publik shtetëror raportoi se vajza është me babain e saj.

Nëna 27-vjeçare pësoi një hemorragji të trurit kur ishte vetëm disa javëshe shtatzënë.

Që nga ajo kohë mjekët e mbajtën në jetë nëpërmjet aparaturave derisa fëmijë u zhvillua aq sa duhej për të lindur.

EMISIONET