Në këtë hotel do t’ju presë..një elefant

Në këtë hotel do t’ju presë..një elefant

Ajo çfarë turistët nuk e presin kur akomodohen në një hotel për të pushuar, është një elefant duke ecur nëpër korridor. 

Megjithatë, në hotelin Jetwing Yala në Sri Lanka kjo është diçka e zakonshme. Një video e hedhur në rrjetet sociale është bërë virale në të gjithë botën, ku duket një elefant që qëndron në ambjentet e hotelit.

Ndërsa shumë persona e shpërndanë videon në pak çaste, stafi i hotelit ka deklaruar se elefanti është shumë ‘besnik’ ndaj stafit që prej vitit 2013.

Gjigandi i quajtur Natta Kota jo gjithmonë ka një sjellje të mirë. Ajo njihet për vjedhjen e frutave nga makinat dhe dhe furnizon kuzhinën me ushqim.

Por në vend që ta ndëshkojë, hoteli e le elefantin të qetë në të tilla momente, megjithatë stafi u bën thirrje turistëve që të kenë kujdes frutat dhe perimet.

EMISIONET