Në kërkim të të zhdukurve, Hamza Kazazi: Dua që babai im të ketë një varr

Në kërkim të të zhdukurve, Hamza Kazazi: Dua që babai

Janë rreth 5000 persona të zhdukur gjatë viteve të errëta të komunizmit, familjarët e të cilëve i kërkojnë ende sot. Kjo është dhe historia e Hamza Kazazit, i cili kërkon eshtrat e të atit, për ti ofruar atij prehjen në një varr.

"Se janë njerëz të masakruar dhe meritojnë të  pushojnë rehat, të kenë një varr".

Është kjo dëshira më e madhe në jetën e Hamza Kazazit, i biri i Jup Kazazit, i njohur si një ndër organizatorët e Kryengritjes së Postribës në Shkodrën e viteve 1946.

Përgjatë 3 dekadave të fundit, qytetarë të thjeshtë si ai kanë luftuar vetë me gjurmët e së shkuarës për të gjetur eshtrat e të afërmeve të tyre dhe për ti ofruar atyre prehjen në një varr.

Hamza Kazazi: Familja ime ka gjithësej 9 të vrarë dhe 12 të burgosur me deri në 20 vjet. Nga të vrarët 7, prej tyre janë të zhdukur. Në 2 të natës në sigurim, nga torturat më të tmerrshme që mund ti bëhen njeriut. Rrethojnë shtëpinë dhe pas disa orësh, ai therët "nuk i dorëzohem i gjallë komunistëve, këlyshëve të Stalinit, rroftë Shqipëria" dhe u ndje krisma që qëlloi veten.

Përmes kërkimeve personale, ai rrëfen se I ati prehet në një varrezë masive në Shkodër, ku ka gjetur edhe eshtrat e disa priftërinjve.

Hamza Kazazi: Dorën e priftit këtu te zemra, kishte uratën në dorë. Mora një 5 kokrra nga ato rozaret, dy sopa stofi, kishte qenë jezuit. Atje është vendi që janë varrosut kryesisht të pushkatuarit. Thirrje me gjithë shpirt Nëse ka kush shpirt duhet ta bëjë këtë veprim. Nëse ka kush patriotizëm dhe e do këtë vend duhet ta bëjë këtë veprim.

Në 45 vitet e komunizmit, mbi 6000 persona u ekzekutuan në të gjithë Shqipërinë, mes tyre rreth 5000 të zhdukur. Fushata historike e nisur në vend me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur për të filluar identifikimin gjenetik të personave që kërkojnë të afërmit, ka ndezur një dritë në fund të tunelit edhe për Hamzain.

EMISIONET