Janë mbyllur për sot, pas 9 orësh negociatat mes anëtarëve të këshillit politik për ndryshimet e reformës zgjedhore dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë.

Ambasadorët deklaruan se proges është bërë dhe se këshilli politik duhej të mblidhet nesër për të arritur marrëveshjen.

Ajo që të gjithë ambasadorët theksuan në një zë ishte se partitë duhej të heqnin dorë nga kërkesat që shkonin kundër rekomandimeve OSBE/ODIHR.

Pas deklaratës së ambasadorëve u mësua se takimi i këshillit politik ishte caktuar nesër në orën 11:00. 

"Negociatat u bënë në rezidencën e ambasadës amerikane".

Deklaratat e ambasadoreve

     Ambasadorja e SHBA-se, Yuri Kim: Partitë të heqin dorë nga kërkesat që shkojnë kundër rekomandimeve OSBE/ODIHR

 “Shpenzuam pothuajse 9 orë me anëtarët të këshillit politik. Ishte një ditë dhe e gjatë. Por është bërë përparim. Ishte e vështirë për të gjitha palët. Të gjithë kanë dhënë që Shqipëri të fitojë. 25 marsi ishte një pikë kthese.
BE ka vendosur në sërë kushtet për nisjen e negociatave dhe mes tyre është reforma zgjedhore që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Kështu qëllimi sot dhe nesër, është që Shqipëri t’i përmbushë këto rekomandime. Nëse partitë duan të arrijnë konsensus përtej këtyre rekomandime, ne i mirëpresim.  Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar, nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojmë më këto kërkesa. Ne duam që Shqipëria të jetë në Evropë dhe SHBA do të bëjë gjithçka që ka në dorë për këtë proces.

    Ambasadori i BE-se, Soreca: Kufijte jane vendosur nga OSBE/ ODIHR

Luigi Soreca: ''Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune të gjithë së bashku dhe kemi bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për Bashkimit Europian është e rëndësishme që të mund përmbushen kushtet dhe që të fillojë procesi i anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur. Kufijtë janë rekomandimet e vendosura nga OSBE ODIHR. Kjo është ajo gjë që Këshilli Europian po i kërkon Shqipërisë. Shumë shpejt Komisioni Evropian do të mund të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjedhore do ta bëjë punën më të lehtë për këtë kornizë.''

''Dëshiroj të falenderoj të gjitha palët për qasjet e tyre konstuktive dhe i ftoj gjithashtu që të vazhdojnë me të njëjtën qasje konstruktive edhe nesër. Kemi arritur një pikë vrulli kështu që le mos ta shpërdorojmë.Para se gjithash është në interes të popullit shqiptar, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.''

  Ambasadori Britanik: Mbylleni neser

    "Këshilli Politik u krijua në mënyrë që të përfundojë reformën zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë, por mbetet ende punë për të bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojnë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt BE por edhe votuesit shqiptarë  të kenë zgjedhje më të lira herën e ardhshme. Le të përfundojmë punën".


Ora 20:35 - Përfundon takimi i ambasadorëve me përfaqësuesit e Këshillit Politik. Pritet deklaratë për median.

Ora 19:10 - Takimi i ambasadorëve me përfaqësuesit e Këshillit Politik është drejt përfundimit. 

Ora 15:00 - Ambasadorët e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe dhe OSBE mblidhen sërish në takim me përfaqësuesit e Këshillit Politik.

Ora: 14:29 - Ambasadorët në kërkim të konsensusit për zgjedhoren, pika e nxehtë administrata zgjedhore

"Gjatë gjithë kohës është negociauar me telefon. Rreth orës 12:30, Ambasadorja Yuri Kim ka thirrur në redidencën e saj përfaqësuesit e Këshillit Politik dhe Ambasadorët e  BE dhe Britanisë së Madhe, ku kanë diskutuar rreth 1 orë e gjysmë për këtë çështje.Takimi ka përfunduar. Ende nuk ka një konfirmim nëse palët kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre"  raportoi pas takimit gazetari i i Ora News, Everest Dedaj.

Burime për Ora News brenda takimit bëjnë me dije se ende nuk ka një marrëveshje mes palëve dhe vijojnë negociatat për gjetjen e zgjidhjes.

Palët mbeten ende të ndara te çështja e përbërjes së administratës zgjedhore. Pas takimit me ambasadorët, Këshilli Politik është më optimist për gjetjen e zgjidhjeve.

Ora 14:05 - Reforma zgjedhore mban peng integrimin

Ndërkohë ngërçi për reformën zgjedhore po mban peng edhe negociatat me Bashkimin Europian. Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi tha se korniza e negociatave do të paraqitet javën e ardhshme në Këshill, ndërsa iu bëj thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje.

A do kete takim ne oren 17:00? - Opozita ka kërkuar mbledhje të Këshillit në orën 17:00.

Dështimi i afatit për ndryshimet në kodin zgjedhor ka lënë shije të hidhur te diplomatët e angazhuar për gjetjen e konsensusit mes PS dhe PD.

Ambasadorja amerikane ka kërkuar prej palëve që të mos shtojnë kushte të reja në tryeze, ndërsa britanikët kanë sjellë në vëmendje rënien e gongut.

Deri më tani bëhet e ditur se PS është e gatshme për të pranuar identifikimin biometrik në 5400 qendrat e votimit, por nuk jep konsesusin për administratën zgjedhore.

Ndërsa partitë politike do të kenë përfaqësues, por jo në rol vendimmarrës, por vetëm vëzhgues.

Socialistët nuk kanë pranuar që Gjykata Kushtetuese të jetë institucioni që shqyrton ankimimet e subjekteve zgjedhore.

Një tjetër çështje e hedhur në tryezë është kryekomisioneri, për të cilin opozita e bashkuar kërkon që të propozohet nga demokratët dhe të votohet në Parlament nga mazhoranca me shumicë të cilësuar.

Lexo edhe: Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik në orën 17:00



/Ora News.tv/