Në kërkim të hapave të humbur

Në kërkim të hapave të humbur

“Dhoma e hapave të humbur” të Gazmend Lekës, ngjan me një negativ në zhvillim, të cilin autori për një arsye a një tjetër, refuzon ta nxjerrë nga laboratori i kuq i torturës.

Imazhi i një fëmije anonim shfaqet në shumë prej tablove, si një alegori e pafajsisë së humbur dhe të rigjetur, ose ndoshta si një evokim i Virgjilit udhërrëfyes nëpër ferrin iluziv të Lekës.

Tablotë mbartin metafora të njohura nga kultura europiane, si dhe një estetikë mikse midis ikonografisë bizantine dhe artit të rilindjes europiane.

Linçimi, mekanizmat e torturës dhe përçudnimi duket se janë një thirrje e brendshme e autorit, një kërkesë organike për katharsis, që e shndërron këtë ekspozitë në një shprehje thellësisht personale.

Autori ende s’është i bindur nëse procesi i vetrrëfimit ka përfunduar me këtë projekt të mbrujtur së fundmi, por diçka është e sigurt, ai qëndron në pritje të një shenje.

EMISIONET