Kryeministri, Edi Rama, u la detyrë të qartë shtabeve të emergjencës për të kaluar të filtër të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti.

Ashtu si në çdo fatkeqësi tjetër nuk mungojnë spekulantët, ndaj dhe Rama përsëriti kategoritë që nuk përfitojnë nga programi social dhe ai i rindërtimit.

Kujdes, tha Rama, duhet bërë edhe me familjarët e kryetarëve të njësive vendore që mund të tentojnë për përfitojnë një shtëpi më tepër.

Edi Rama: Puna për të inventarizuar dhe për të përcaktuar me kritere të qarta kategoritë e familjeve në nevojë për strehim vazhdon dhe kjo është punë themelore dhe e rëndësishme që të bëhet saktë.Në këtë lloj situate ka plot njerëz që mund të kenë dëshirë të përfitojnë diçka që nuk u takon.

Nuk u është prishur shtëpia, nuk kanë pasur shtëpi përpara sesa të ndodhte kjo fatkeqësi, kanë qenë me qira në një shtëpi që vazhdon të jetë e banueshme, këta nuk do të hyjnë në këtë program.

Për të mos folur për domosdoshmërinë për të vendosur një filtër shumë të qartë që të mos ketë spekulantë të kategorive të tjera kunetër, xhaxhallarë, vjehrra e vjehërr të administratorëve të njësive etj që mund të futen në këtë hulli për të përfituar një shtëpi më tepër.


/Ora News.tv/