Ndryshon ndihma ekonomike, hiqet përfitimi tavan prej 8 mijë lekë

Ndryshon ndihma ekonomike, hiqet përfitimi tavan prej 8 mijë lekë

Ligji për asistencën sociale do të ketë ndryshime. Në draftin e propozuar në komisionin e Shëndetësi ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi se do të hiqet tavanin prej 8 mijë lekësh, duke sjellë mundësinë për rritjen e masës së ndihmës ekonomike për familjet më në nevojë dhe familjet me shumë fëmijë.

Personat që përfitojnë ndihmën ekonomike, nuk do të kenë më kufi për shumën që do të marrin. Ministria e Shëndetësisë ka paraqitur në Parlament Projektligjin ku përfituesit do tu jepet mundësia të marrin më shumë se 8 mijë lekë në muaj. Kjo në bazë të problematikës që do të ketë secili prej tyre si dhe për numrin e familjarëve apo faëmijëve që kanë.

Llogaritja do të bëhet nëpërmjet një sistemi pikëzimi të digjitalizuar, i cili sipas ministrisë së Shëndetësisë shmang abuzimet.

Ogerta Manastirliu: Dhënia e pagesave nuk do të kalojnë nga këshillat bashkiakëm, por do të jenë një vendimmarrje e drejtorive të Shërbimit Social Shtetëror.

Ndër të tjera drafti parashikon përjashtimin nga skema të gjithë personave që refuzojnë të përfsihen në kurse profesionale, apo nuk pranojnë vendin e punës që u ofrohet.

Projektligji është kundërshtuar nga grupet e interesit gjatë diskutimit në Komisionin e Shëndetësisë  së paku për heqjen e kempit, pas përfshirjes prej 48 muajsh në marrëdhënie pune.

Në draft parashikohen gjithashtu edhe arsyet kur një familje përjashtohet nga skema e përfitimit të ndihmës ekonomike për 6 muaj deri në 1 vit.

EMISIONET