Qeveria ka ulur me 3 miliardë lekë  buxhetin për vitin 2019. Në aktin normativ parashikohet që arka e shtetit të mbledhë më pak të ardhura. Ndërkohë që pavarësisht kërkesës për rritje fondesh qeveria ka ulur me 50 mln lekë buxhetin për sistemin e drejtësisë.

Pushteti vendor është përfituesi më i madh në këtë ndryshim pasi ka marrë rreth  4 mld lekë më shumë. Mësohet se këto të ardhura janë mbledhur nga vetë bashkitë nëpërmjet taksës së infrastrukturës.

/Ora News.tv/