Ndryshime te “Nënë Tereza”, një Duty-Free si në aeroportet më të mëdha të botës

Ndryshime te “Nënë Tereza”, një Duty-Free si në

Aeroporti “Nënë Tereza” do të marrë formën e një qendre luksoze tregtare për të gjithë udhëtarët e saj, duke iu përafruar standarteve bashkëkohore perëndimore të aeroporteve të tjera ndërkombëtare.

Duke nisur nga muaji nëntor 2019 e gjithë hapësira e “Duty Free” do të kalojë në menaxhimin e kompanisë amerikane, International Cruise Duty Free ( ICDF), e cila ka lidhur kontratë me TIA aeroport për 5 vitet e ardhshme.

Eksperienca prej disa dekadash në industrinë “Duty Free” dhe lidhja e drejpërdrejtë e ICDF-së me shumë prej markave më të njohura në botë, do të garantojë jo vetëm një shumëllojshmëri më të madhe produktesh, por edhe një cilësi më të lartë në shërbime, të njëjtë me standardet e zbatuara në aeroportet më të mëdha në botë.

E themeluar në Miami, Florida dhe me shërbime në SHBA, Amerikën Latine dhe Karaibe, ICDF ka siguruar kontratë ekskluziviteti me aeroportin e TIA-s për shitjen e brand-eve më të njohura ndërkombëtare të parfumeve, duhanit dhe pijeve alkoolike në zonën tranzit të këtij aeroporti.

Si një kompani që ka dëshmuar një sukses global, prania e saj në të vetmin aeroport shqiptar dhe vizioni i ri i ICDF-së në menaxhim, do të ketë një ndikim pozitiv në përshtypjen e fundit për vendin tonë të qindra e mijëra turistëve që vizitojnë çdo vit Shqipërinë.

EMISIONET