Qeveria braziliane është duke investiguar rastin e një derdhje masive të naftës në bregdetin e Brazilit.

Nga analizat e bëra rezulton se ky lloj i naftës nuk prodhohej në Brazil. Gjatë inspektimeve të vijës bregdetare nuk gjetën rezultate të gjallesave të kontaminuar përveç se disa pulëbardha dhe breshka uji të ngordhura.

Ndërkohë në këtë moment vijojnë aksionet për të evidentuar të gjithë burimet e derdhjes së naftës.

Nafta e derdhur u zbulua në 2 shtator në 105 vende të bregdetit duke ndikuar në jetën e gjallesave. Gjithashtu testi tregon se e gjithë nafta vjen nga i njëjti burim.

Autoritetet dyshojnë se nafta ka qenë duke u transportuar nga një kamion ku më pas është rrëzuar por ende nuk kanë zbuluar shenja të ndonjë aksidenti.

Nga gjallesat e prekura njerëzit që gjendeshin në plazh arritën që të shpëtonin 2 breshka uji duke i lëshuar përsëri në det.

Presidenti i Brazilit kritikoi ashpër punën e grupeve dhe aktivistëve jo qeveritarëë si dhe i ka dënuar agjensitë përgjegjëse për përpunimin e naftës. Një kompani, Petrobar vendosi në dispozicion 100 punonjës për pastrimin e bregdetit.

Shihni video nga ndotja e bregdetit

/Ora News.tv/