Ndoka: Rama i vendosi traun, nuk ka ndonjë dashuri të madhe për Kosovën

Ndoka: Rama i vendosi traun, nuk ka ndonjë dashuri  të madhe për

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, thotë se Rama nuk emëroi dy Ministra nga Kosova nga dashuria për vëllezërit tanë, por për të ushtruar ndikimin e tij atje.

Ndoka, shton se Rama dashurinë për Kosovën e tregoi më së miri me taksën për Rrugën e Kombit.

I ftuar në "Late Night Show" me Kastro Zizon në RTV Ora, Ndoka tha se ky vendim i ka surprizuar dhe vetë drejtuesit e shtetit të Kosovës.

Ndoka: Në takimin e fundit që pata me Ramush Haradinaj në zyrën e tij si Kryeministër ra kjo bisedë dhe më tha se do të ishte normale që ne të kishim nga Shqipëria, shteti amë, një Ministër në kabinetin tonë. Por se ju Shqipëria po merrni dy kosovarë në kabinetin tuaj nuk na kishte shkuar në mend. E tha me sarkazëm. 

Rama si "lider i Ballkanit" e ka bërë me një pikësynim, të ketë influencë në pjesën e Kosovës. Të gjitha lëvizjet i bën në mënyrë të qëllimshme ai, jo për hir të vendit dhe realiteti. Ai i vendosi dhe traun Kosovës, nuk është se ka një dashuri të madhe për Kosovën. Taksën e paguajmë në disa forma, përmes karburantit që e kemi më të shtrenjtin në botë. Kjo taksë ishte fare e panevojshme, aq më tepër që është një rrugë që lidh kombin tonë.Në vend që të heqim barrierat me Kosovën. Ky (Rama) njëherë nuk flet me Kryeministrin e Kosovës (Haradinaj), takohet me Presidentin(Thaçin) për inati të atij (Haradinaj).Ka krijuar një klimë konfliktuale me vëllezërit tonë në Kosovë.

EMISIONET