Ndoj gjen golin, Frosinone përmbys gjithçka dhe merr 3-pikët

Ndoj gjen golin, Frosinone përmbys gjithçka dhe merr 3-pikët

Emanuele Ndoj ka gjetur golin e parë për ketë sezon me skuadrën e Breshias, duke i dhënë avantazhin bardhekaltërve ndaj Frosinones.

Mesfushori i kombëtares kuqezi të 21 vjeçarë zhbllokoi takimin  në minutën e 10-të. Pas një krosimi nga e majta, Ndoji i gjendur brenda zonës, nuk ka falur duke goditur saktë dhe duke tundur rrjetën.

Por goli Ndoj nuk i shërbeu Breshias për të marrë pikë nga ky takim, pasi Gori dhe Ciano në minutën e fundit të kohës së rregullt, përmbysën gjithçka në favor të Frosinone, që mban vendin e 3-të në Seria B.

Goli i Emanuele Ndoj


EMISIONET