Çuditë në futboll nuk kanë të sosur. Rasti më i fundit na vjen nga Arabia Saudite, aty ku ndodhi me të vërtetë një episod tepër qesharak.

Derbi arab mes Al-Nasra dhe Al-Fateh u bë temë kryesore jo për lojën e zhvilluar në fushën e blertë, por për "skandalin" me sistemin e teknologjisë, VAR.

Sistemi i kontrollit pushoi së punuari për një arsye të çuditshme. Njëri nga në stadium bllokoi një pjesë të sistemit të vëzhgimit me video për të karikuar telefonin, bateria e të cilit po mbaronte.

Një episod që solli polemika mes zyrtarëve, por dhe fitoren e Al Nasr, që mori pikë të plota pas golit të Firas Al-Buraikan në minutën e 49-të të ndeshjes.

/Ora News.tv/