Ndeshja solidarizuese, mbrojtësi Andi Lila: Kryesia nuk më ftoi as mua

Ndeshja solidarizuese, mbrojtësi Andi Lila: Kryesia nuk më ftoi as mua

Presidenti i Sindikatës së futbollistëve profesionist shqiptar, Andi Lila ka dëmtimin dhe për këtë nuk do të ketë mundësi që të zbres në fushën e blertë për ndeshjen e solidaritetit, "Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku".

 I ftuar në "Ora News" Lila tha se është në fundin e rikuperimit, por kryesia e Sindikatës vendosi që të mos e thërrasë për të luajtur në këtë ndeshje.

"Po unë jam i dëmtuar. Jam në fundin e rikuperimit dhe fizioterapistët nuk më kanë dhënë leje që të futem në fushën e lojës. Do të luajnë lojtarë veteranë dhe kryesia e Sindikatës vendosi që Andi Lilën të mos e thërrasë këtë ndeshje (qesh)," tha Lila.

Të ardhurat nga ndeshja e të premtes së 10 janarit, e cila do të luhet në "Air Albania Stadium" në orën 18:00 do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Prezent në këtë takim do të jenë shumë personalitete të sportit dhe jo vetëm, teksa në fushë do të zbresin lojtarët më të mirë të kombëtares shqiptare, Turqia e vendit të tretë në Botërorin e 2002, fituesit e Europianit, Greqia në vitin 2004 dhe Italia kampione bote e vitit 2006.

EMISIONET