Ndërrimi i kufijve? Meta: Çdo qytetar në Kosovë dhe Serbi të gëzojë të drejta pavarësisht përkatësisë etnike

Ndërrimi i kufijve? Meta: Çdo qytetar në Kosovë dhe Serbi

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në Bashkimin Europian.

Lidhur me çështjen e ndërrimit të territoreve, Meta tha se kjo ide nuk i shërben forcimit të themeleve të Europës së Bashkuar.

Në konferencëne përjavshme me gazetarët, presidenti deklaroi se zgjidhja e qëndrueshme është që të gjithë qytetarët si në Kosovë, edhe në Serbi, të gëzojnë të drejtat e tyre.

Ilir Meta: ''E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë duhet të jetë në Bashkimin Europian. Ky është një objektiv i shpallur në mënyrë të qartë nga të dyja vendet. Pa asnjë diskutim, në Bashkimin Europian çdo ide për ndryshim kufinjsh është një ide që nuk i shërben forcimit të themeleve të Europës së bashkuar, dhe është shumë e rëndësishme të punohet për të aplikuar standardet e BE në të dyja vendet. Nuk mund të ketë kurrsesi as një zgjidhje të qëndrueshme dhe as paqësore dhe as europiane duke bërë llogari, jo vetëm kufijsh por edhe qytetarësh. Zgjidhja nuk është as më pak serbë në Kosovë dhe as më pak shqiptarë në Serbi. Zgjidhja është që të githë qytetarët si në Kosovë apo në Serbi, pavarësisht nga përkatësia etnike të gëzojnë të gjitha të drejtat. Kjo është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme, paqësore.''


EMISIONET