Shpërthimi i sotëm i një impianti gazi në Baumgarten në lindje të Austrisë i cili ka shkaktuar 1 të vdekur dhe 18 të plagosur ka ndërprerë dhe furnizimin me gaz të Italisë nga Rusia.

Gazi mbërrin nga Rusia në Itali e Kroaci përmes terminalit Baumgarten të Austrisë, që është një nga impiantet kryesore të mbledhjes së gazit në Evropën Qendrore me një kapacitet prej 40 miliardë metra kub gaz në vit. e me një infrastruktrë që mban 6 milionë metra kub gaz në orë.

Sipas deklaratës së bërë sot nga Armin Teischert, zëdhënësi i kompanisë së Gas Conenct Austria, "shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha duke detyruar evakuimin e impiantit , e duke ndërprerë transportin e gazit në Itali e Kroaci."

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe Ministri italian për zhvillimin ekonomik Carlo Calenda.

Me një deklaratë për mediat ai ka informuar se "qeveria italiane do të dekretoj sot gjendjen e emergjencës së gazit në Itali për shkak të ndaljes së furnizimit nga Rusia përmes Austrisë."

Në ditët në vazhdim furnizimi me gaz në territor do të garantohet nga sistemi rezervë i tij. Nëse sot të kishim të realizuar gazsjellësin TAP nuk do të ishim të detyruar të shpallnim gjendjen e emergjencës", tha ai.

Ndërprerja e gazit ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të çmimit të tij të shumicës në tregun italian duke u rritur me 87%, në 44.5 euro për megavat.

/Ora News.tv/