Ndërhyrja kirurgjikale e moderatores bëhet virale

Ndërhyrja kirurgjikale e moderatores bëhet virale

Moderatorja Katie Price ka folur për videon virale ku një kirurg shfaqet duke mbajtur një pjesë të lëkurës së saj.

40-vjeçarja ishte zgjuar dhe bisedonte me mjekun pas saj që po punonte me dy pajisje metalike për ti tërhequr lëkurën. Ndonëse fjalët i dilnin me vështirësi dhe gjuha i lëkundej, Katie thoshte se ndihej shumë mirë dhe nuk kishte dhimbje.

“Ja pra, jam këtu dhe nuk ndjej dhimbje. Edhe pse më është mpirë goja e nuk mund ndjej gjë, ende mund të flas shumë. Po vdes që të shoh çfarë do më bëjë doktori. Për të gjithë femrat që kanë frikë të flenë gjatë ndërhyrjeve në fytyrë, kjo është e përkryer”, dëgjohet Katie duke thënë.

Pasi përfundoi, Katie tregoi se mund të duket e shpifur, por është ndërhyrja kirurgjike më e lehtë që ka bërë.  

Shikoni videon ketu

EMISIONET