Historisë së dashurisë Mozzik-Lori i ka ardhur fundi. Prej kohësh përflitej se lidhja e tyre është në krizë, por një detaj i ka vënë vulën kësaj historie.

Dy artistët nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Madje Mozzik po bën postime dedikuar grupit të tij 2EuroGang, ndërsa Loredana vazhdon të promovojë albumin e saj.

Por të dy vijojnë të takojnë vogëlushen Hana, e cila është nën kujdestarinë e nënës.

Si nisi kriza?

Thuhet se gjithcka nisi pas skandalit të mashtrimit të Loredanës. Në konferencën e Kosovës, Mozzik i qëndroi pranë, por duket se nuk ishte pro veprimeve të saj.

Kur reperi mungoi në ditëlindjen e Loredanës më 1 shtator, u shtuan spekulimet se historisë së tyre i ka ardhur fundi.

Por asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende ndonjë reagim për këtë çështje.


/Ora News.tv/